Dita e ndeshjes së madhe: Kosova nikoqire e Zvicrës
Përfaqësuesja e Kosovës është sot (e shtunë) nikoqire e Zvicrës në kuadër të ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024”.
Dardanët i presin Helvetikët në takimin e Grupit I, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Primoz Gliha vjen në këtë ndeshje të pestë të grupeve pa fitore (tri barazime dhe një humbje), por synon rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë.
Në anën tjetër, ekipi i Murat Yakin vjen si lider i grupit me tri fitore dhe një barazim, dhe synon t’i vazhdojë rezultatet pozitive.
Nga dy taborët janë deklaruar të gatshëm dhe sonte pritet një spektakël sportiv mes dy vendeve mike.
Rruga Press