Bota

Pamje drithëruese, Ukraina eliminon brenda sekondave një grup ushtarësh rusë në Bakhmut

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë eliminuar një grup ushtarësh rusë brenda sekondave në Bakhmut, sipas pamjeve të publikuara në internet.

Bakhmuti është qyteti ukrainas ku me muaj të tërë janë bërë luftimet më të përgjakshme.

Sipas videos së fundit, së paku shtatë ushtarë rusë po ecnin ngadalë në një fushë të hapur në Bakhmut kur papritur forcat ukrainase hodhën bomba vdekjeprurëse drejt tyre.

Lexo më shumë  Evropa do të krijojë një komision ndërkombëtar për dëmet e luftës në Ukrainë
YouTube player

Një shpërthim i madh u kap nga kamerat kur Ukraina kreu sulmin drejt cakut.

Pamjet që thuhet se u xhiruan nga Brigada e 3-të Sulmuese ukrainase tregojnë edhe momentin kur shtatë ushtarët rusë mbetën pa ndjenja pas këtij sulmi.

Rruga Press

YouTube player