Kurti: Lojërat do të jenë testament i madhështisë së Kosovës
Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, ka folur para delegatëve pasi Kosovës iu dha e drejta e organizimit të Lojërave Mesdhetare.
“Ia dolëm. Faleminderit. Lajm i shkëlqyer për Kosovën dhe për gjithë ne. Mirënjohje për të gjithë që kanë mbështetur kandidaturën. E çmojmë mundësinë që na është dhënë për të bashkuar 26 anëtarët e Lojërave Mesdhetare në vendin tonë. Uroj të gjithë në Kosovë, sidomos sportistët tanë dhe komunitetin sportive. Kjo e arritur është rezultat i punës së madhe. Nuk ka të bëjë vetëm me medalje, por edhe nxitjen e miqësisë. Këto lojëra do të jenë testament i shkëlqyer i madhështisë së Kosovës dhe rajonit mesdhetar”, ka thënë Kurti, ndër të tjera.
Rruga Press