Lajme

Veliaj sërish me gjuhë fyese: Qytetarët janë ndryshe, nuk janë si konviktorët

Që Erion Veliaj nuk ka skrupuj, kjo është diçka që dihet gjerësisht sepse është provuar disa herë me zë dhe figurë. Kryebashkiaku i Tiranës konsumoi dje një tjetër akt të stigmatizimit të plot të rinjve e të rejave që vijnë në Tiranë për të ndjekur studimet dhe strehohen përkohësisht nëpër konvikte, siç ndodh në fakt kudo gjetkë nëpër botë.

Gjatë një eventi publik me Taulant Ballën dhe drejtues të Policisë së Shtetit, ku u njoftuan masat për nisjen e vitit të ri shkollor, Erion Veliaj zgjidhi sërish gjuhën kundër konviktorëve, për të cilët la të kuptojë se nuk janë qytetarë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë. Kjo do të thotë se arrijmë të arsyetojmë se kur do akomodojmë me prioritet fëmijët, kur do akomodojmë biznesin dhe kur do akomodojmë kantiere. Qyteti nuk është i pafundmë”, tha Veliaj në një përpjekje të dëshpëruar për të relativizuar kaosin me trafikun në Tiranë dhe nevojën që njerëzit të përdorin sa më pak automjetet e t’u japin përparësi shkollave.

Kjo nuk është hera e parë që Erion Veliaj stereotipizon konviktorët. Edhe në janar 2022 ai sërish bëri një deklaratë të tillë kundër të rinjve të rejave që strehohen në konvikt. I turpshëm ishte gjithashtu edhe etiketimi “zdromsa” që kryetari i bashkisë bëri për djemtë shqiptarë gjatë një interviste televizive. Edhe me këto radhë nuk është se po themi diçka të re për të parin e Tiranës. Turpi te Erion Veliaj ka hedhur rrënjë thellë e zor se mund të shkulet prej aty ndonjëherë./lapsi.al/

Rruga Press

YouTube player