Sport

Berisha: Kjo Shqipëri aktuale më e talentuar se ajo që shkoi në Euro 2016

Pas ndeshjes ka folur portieri Etrit Berisha, i cili u shpreh se Shqipëria ka një frymë pozitive dhe se kanë mësuar shumë nga problemet në vitet e fundit.

Ai ka thënë se ky grup aktual ka më shumë talent se sa grupi që e dërgoi Shqipërinë në Evropian para shtatë vitesh.

“Grupi është i mirë dhe çunat e trajneri po bëjmë një punë shumë të mirë. Kemi mësuar edhe nga vitet e kaluar, sidomos dy vitet e fundit. Kemi qenë në një pikë jo të mirë, kemi pasur objektiv për të formuar një grup të fortë. Kemi më shumë kualitet se herën e kaluar dhe duke u bërë grup mund të bëhemi më të fortë”.

Kalimi te Empoli – “Ndeshja e parë me Empolin ishte e vështirë sepse isha jashtë skuadre, por kam dhënë maksimumin në stërvitje sepse prisja që gjërat mund të ndryshonin. Mendojmë për ndeshjen e radhës pasi me këtë ndeshje jemi të kënaqur”.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes – “Ishim pak të lodhur, por edhe të kënaqur me paraqitjen. Rruga është e gjatë kemi më pak se 48 orë për ndeshjen e radhës, duhet të konsolidojmë forcat dhe do të jetë një betejë për kualifikimin, duhej një ndeshje e tillë si kjo e sotshmja, kishim përballë një ekip të fortë fizikisht, por bëmë të gjitha ato që përgatitëm”.

Kush qëndron jashtë Polonia apo Çekia? – “Nuk më intereson fare, shpresoj të jemi ne që kualifikohemi. Duhet të paraqitemi mirë dhe shpresoj të fitojmë ndeshjen e radhës”.

Goli i çekëve, i pambuluar lojtari që shënoi? – “Kur luajmë para jemi shumë mirë dhe kemi kualitet, u surprizova sepse ishte edhe fillimi i pjesës së dytë. Duhet korrigjuar dhe të mos e përsërisim në ndeshjen e radhës”, u shpreh Berisha. 

Rruga Press

YouTube player