Lajme

Dalin pamjet, shqiptari hero shpëton avionin nga “sulmi terrorist” (VIDEO)

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero. Victor Troboloni, u përball me një person i cili tentoi të hapte derën e avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit Tel Aviv-Londër.

Shqiptari ka rrëfyer për “The Sun” të gjithë ngjarjen, ndërkohë në video shihet Troboloni me një kapele bejsbolli duke mbajtur autorin në rreshtin e kabinës.

Victori, me origjinë nga Shqipëria, por me banim në Zyrih, ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në qytetin Shën Albans, në Angli, kur e pa burrin që sillej çuditërisht gjatë fluturimit. Ai tregon se nisi të dyshonte dhe po e shikonte gjatë gjithë kohës.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“E pashë duke ecur, ndoshta duke kërkuar disa gjëra në avion… duke kontrolluar numrat e sediljeve. Unë jam vetë inxhinier avionësh, kam punuar në mirëmbajtje. Kështu që unë e di se çfarë po ndodh. Ishte një situatë shumë e frikshme”- tregon ai.

Më pas shton se burrin e ndaloi duke e goditur me kokë për ta rrëzuar në tokë.

“Ai u përpoq të hapte daljen emergjente, ai ishte ulur prapa dhe e kishte të lehtë të hapte një dalje emergjence. Ai ishte shumë i rëndë… E godita me kokë dhe stjuardesat ia lidhën duart me lidhëse plastike.. E mbajta për 10 minuta, i merrej fryma dhe u lodh”.- tha ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Victor tha gjithashtu se sulmuesi bërtiste “Allahu Akbar” në mënyrë të përsëritur.

Rruga Press

YouTube player