Bota

Rusia bombardon portin e grurit ukrainas në lumin Danub

Rusia ka vazhduar fushatën ajrore ndaj Ukrainës, duke bombarduar portin në Izmail në lumin Danub, duke lënë të vdekur një person.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se porti dhe infrastruktura agrikulturore është dëmtuar rëndë nga bombardimet ruse.

Moska nuk ka komentuar në lidhje me fushatën e re ajrore.

Qyteti Izmail, që shtrihet përgjatë lumit që ndan Ukrainën nga Rumania, ka nisur të bombardohet që prej të hënës.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Ukraina ka pretenduar se dronët rusë kanë rënë në territorin e Rumanisë, por këtë e ka mohuar shteti rumun.

Rusia që prej fillimit të pushtimit ka bombarduar portet e Ukrainës në lumin e Danubit.

Plani i Rusisë është që t’i pamundësohet Ukrainës eksporti i grurit nëpërmjet lumit.

Ukraina është një prej eksportueseve më të mëdha të grurit në botë. Bombardimi i portit të grurit është bërë në ditët kur presidenti turk, Recep Tayyip Erodogan, udhëtoi drejt qytetit Sochi në përpjekje për ta bindur homologun e tij rus që të vazhdonte marrëveshjen për eksportin e grurit.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Putini ka insistuar se marrëveshja nuk do të vazhdohet derisa Perëndimi nuk heq sanksionet ndaj produkteve bujqësore të saj.

Rruga Press

YouTube player