Lajme

Presidentja Osmani takon Jasharin: Kosova të zhvillojë ushtrinë e saj me standardet e NATO-së

Para udhëtimit zyrtar për në selinë e NATO-s, presidentja Vjosa Osmani priti në takim pune komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin me të cilin diskutuan për tranzicionin dhe rritjen e mirëqenies se ushtarëve dhe ushtarakëve të FSK-së.

 Me këtë rast, presidentja u njoftua nga gjenerallejtënant Jashari me aktivitetet dhe zhvillimet aktuale në FSK-0së si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me partnerin kryesor strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe me shtetet e tjera të NATO-s, lidhur me çështje të sigurisë në vend dhe rajon.

Lexo më shumë  Buxheti i shëndetësisë për vitin 2025 në Shqipëri shënon ulje në raport me shpenzimet

“Vizioni ynë i përbashkët është që Republika e Kosovës të zhvillojë ushtrinë e saj në përputhje me standardet e vendeve anëtare të NATO-së, për të qenë forcë e ndërveprueshme në misionet e përbashkëta me forcat aleate në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe globale”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.

Kujtojmë se presidentja Osmani do qëndrojë në selinë e NATO-s në Bruksel me më 7 shtator. Ajo atje do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Jens Stoltenberg.

Lexo më shumë  Ministri Peci: Digjitalizimi i bujqësisë, prioritet për zhvillimin e ekonomisë

Rruga Press

YouTube player