(Video) Rusia godet zonën e banuar në Ukrainë, duke lënë së paku 16 të vdekur
Një raketë ruse ka goditur një treg në qytetin ukrainas Kostiantynivka, në rajonin lindor Donetsk, duke lënë së paku 16 të vdekur, përfshirë një fëmijë, ka thënë kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, raporton CNN.
“Së paku 20 janë lënduar. Ngushëllime të sinqerta për familjet dhe miqët e viktimave. Zjarri është lokalizuar, po ndihmojnë viktimat. Trupat ruse janë terroriste dhe nuk do të falen e nuk do të lihen rehat”, ka shkruar Shmyhal në Telegram.
Një raketë ruse S-300 thuhet se ka rënë në qendër të qytetit. Sipas informatave raketa ka rënë në një treg që gjendet në afërsi të një qendre tregtare.
💔російські терористи вдарили по Костянтинівці на Донеччині. Під обстрілом окупантів опинився місцевий ринок.
— Повернись живим (@BackAndAlive) September 6, 2023
Наразі відомо про 16 загиблих – одна дитина. Щонайменше 20 людей отримали поранення, повідомив прем'єр-міністр Шмигаль. pic.twitter.com/BanhKV7aPt
Rruga Press