Bota

Sulmì i Rusisë rrezìkoì të godasë vendin ballkanik, flet presidenti i vendit

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka thënë të martën se sulmet e reja në shtetin fqinj, Ukrainë, ndodhën “shumë, shumë pranë” kufirit rumun, pasi Rusia kreu sulme të vazhdueshme në infrastrukturën e Danubit në jug të Ukrainës.

“Sulme pati, më tregoi ministri i Mbrojtjes, të cilat u verifikuan 800 metra larg kufirit tonë. Shumë, shumë afër”, tha Iohannis gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, më 5 shtator.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Njoftimi i Iohannis vjen vetëm një ditë pasi Ukraina tha se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës së 4 gushtit.

“Sipas Shërbimit shtetëror të Rojeve Kufitare të Ukrainës, ‘Shahedët’ [lloj dronësh të prodhimit iranian] ranë dhe shpërthyen në territorin rumun natën, gjatë një sulmi masiv rus pranë portit të Izmailit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Por, Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë i pati mohuar këto pretendime.

Rruga Press

YouTube player