Lajme

Kurti takohet me kryeministren estoneze, flasin për situatën politike në vend e rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me homologen e tij nga Estonia, Kaja Kallas, ku kanë biseduar për situatën politike në vend dhe rajon.

Ndër të tjera, sipas postimit të Kurtit në Facebook, është diskutuar edhe kontributi që Kosova mund të japë si anëtare e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP).

Lexo më shumë  “Protesta më e madhe antiqeveritare ndër vite”/ Gazeta italiane: Rama tenton të shuajë tubimin me tallje dhe teori konspirative

“Tani në takim me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP). Biseduam për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Gjatë fjalimit në Samitin e OGP-së, Kurti akuzoi aleatët e Rusisë se përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player