Bota

Wagneri do të shpallet organizatë terroriste nga Britania

Grupi mercenar rus i quajtur Wagner do të shpallet organizatë terroriste në Britaninë e Madhe, që do të thotë se do të jetë e paligjshme t’i ofrohet ndonjë ndihmë, shkruan BBC.

Një draft-urdhër që do të paraqitet në Parlamentin britanik do të lejonte që pasuritë e Wagnerit të klasifikoheshin si terroriste dhe të sekuestroheshin. Sekretarja e Jashtme britanike Suella Braverman ka thënë se Wagner ishte “një mjet ushtarak i dhunshëm dhe shkatërrues i Rusisë së Vladimir Putinit”.

Ajo shtoi se veprimet e Wagner në Ukrainë dhe Afrikë janë “kërcënim për sigurinë globale”.

Lexo më shumë  Nafta arrin rekord/ Çmimi në bursa, 126 dollarë për fuçi, më i larti prej sulmit në Ukrainë në 2022

“Wagner vazhdon të përfshihet në aktivitete destabilizuese dhe u shërben qëllimeve politike të Kremlinit. Ata janë terroristë dhe urdhri i ndalimit e bën të qartë këtë në ligjin britanik”, ka thënë Braverman.

Wagner luajti rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, dhe është gjithashtu aktiv në Siri dhe vendet afrikane, duke përfshirë Libinë dhe Malin. Anëtarët e këtij grupi janë akuzuar për krime të shumta, duke përfshirë torturimin dhe vrasjen e popullsisë ukrainase.

Në vitin 2020, SHBA-ja akuzoi anëtarët e Wagnerit për bombardimin e Tripolit në Libi, dhe në korrik Britania e Madhe njoftoi se grupi mercenar kishte kryer “tortura dhe ekzekutime në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore”.

Lexo më shumë  Si “plotësuese” e NATO-s, Britania krijon forcë të përbashkët detare me 9 vende evropiane: Rusia mbetet kërcënimi më serioz për sigurinë

Themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, vdiq në një aksident me aeroplan më 23 gusht dhe u varros në Shën Petersburg.

Lista e organizatave terroriste nga Britania përfshin grupe si Hamasi dhe Boko Haram.

Rruga Press

YouTube player