KryesoreLajme

Sekuestrimi i armëve në veri, Instituti “Octopus”: Brigada e veriut mbrëmë ka postuar video me armë të prodhimit të ri

Instituti për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, njofton se Brigada e Veriut, organizatë kjo e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës ka postuar një video mbrëmë, ku shihet një armë, prodhim i ri serb, ndërsa pikërisht sot, Policia e Kosovës ka sekustruar armë në veri.

Instituti “Octopus”, thotë se kjo organizatë vazhdon të paraqes rrezik të vazhdueshëm, ndërsa organizimi vjen nga presidenti i Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Brigada e Veriut, organizata e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës, ka postuar një video para 18 orësh. Në video, shihet një armë AK-47 prodhim serb i ri , e shoqëruar nga këngë Cetnike. Sot, autoritetet e Kosovës kanë sekuestruar armë, municione dhe bomba, duke treguar se kjo organizatë vazhdon të paraqesë një rrezik të vazhdueshëm. Gjithmonë, organizimi i tillë vjen nga vet Vucici i cili ka në shërbimin e tij kriminelet si Radojcic dhe Veselinovic. Instituti Octopus ka raportuar vazhdimisht për akvtivitetet e grupeve kriminale serbe në veri te Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Banorët e Baks Rrojit sërish në protestë, për të ndaluar punimet e ndërtimit të resortit në tokat e tyre

Ndryshe, një asi e madhe e armatimit është zbuluar të martën në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha para gazetarëve se policia ka arritur të gjeje katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore. municion dhe gjëra të tjera.

“Policia e Kosovës pas pranimit të një informate nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ka zhvilluar një bastisje në ‘Korile e poshtme’ këtu në Zveçan, me c’rast gjatë bastisjes kemi hasur në armë dhe municion të cilin ju e patë. Aty janë gjetur katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore, municion dhe gjëra të tjera. Policia e Kosovës vazhdon të jetë e dedikuar për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike në mbarë territorin e Kosovës dhe në veçanti në veriun e saj… Duke marrë parasysh numrin, sasinë dhe llojin e armëve, atëherë del se ky vend ka mundësi të jetë edhe depo. Ne nuk kemi të arrestuar për momentin, por kemi persona të dyshimtë. Në mesin e armëve dhe municionit që ju i patë kishte edhe kallashnikov dhe municion 5X56, që i bie kalibër i NATO-s, e që është një rast interesant për t’u hetuar… Në pjesën veriore të Kosovës situate është e qetë, stabile, por delikate, duke marrë parasysh edhe zhvillimet politike të cilat po zhvillohen në vend”, ka thënë Elshani.

Lexo më shumë  Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin

Rruga Press

YouTube player