Lajme

VV: Deklaratat e opozitës për librat shkollorë, të papranueshme

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ardian Gola, ka deklaruar para mediave se ende s’ka epilog të qartë mbi procesin e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore, derisa deklarimet e opozitës se Qeveria ka dështuar në këtë proces i quajti të papranueshme.

Sipas Golës, ky proces i teksteve shkollore nuk është i pazakontë, e shtoi se kjo do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

“Qysh në fillim kemi një qasje që për ne është e papranueshme që në thirrjen e opozitës është thënë që ka dështuar Qeveria, kur ende është në proces i gjithë furnizimi me tekstet shkollore. Nuk e kemi ende një epilog të procesit, që ne nuk besojmë se ka diçka të pazakontë. Kjo çështje do të diskutohet në Kuvend pasi që të kemi një epilog”, ka deklaruar deputeti.

Lexo më shumë  Të pandalshëm prej 76 ditësh, protestuesit sot sërish kundër qeverisë, kërkohet largimi i Ramës

Rruga Press

YouTube player