Lajme

Presidentja Osmani: Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë! Njohja reciproke me Serbinë sjell paqe

Gjatë konferencës me homologun Bajram Begaj, presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, duke theksuar se “jemi dy shtete, por fatet i kemi të ndërthurura”.

Osmani u shpreh se dialogu me Serbinë vazhdon, por shtoi se vetëm njohja reciproke sjell paqe.

Osmani: Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, synim kryesor i yni mbetet integrimi në NATO dhe BE.

Koordinimi me miqtë dhe aleatët tanë është parakusht për suksesin tonë. Dialogu me Serbinë është duke vazhduar, por natyrisht rruga e vetme që sjell paqe e stabilitet afatgjatë është kur rezultati përfundimtar është njohja reciproke dhe ruajta e integritetit territorial të Kosovës.

 Por njohja reciproke do të jetë. Jemi dy shtete por fatet tona janë të ndërthurura, teksa rruga jonë është vetëm 1, rruga euro-atlantike.

Le të vazhdojmë rrugëtimin tonë të integrimit.

Rruga Press

YouTube player