KryesoreOpinion/Aktualitet

E çuditshme drejtësia në Kosovë: Dënon pranuesin e porosisë kriminale por jo edhe porositësin e saj

Shkruan Hysamedin Feraj

E çuditshme drejtësia në Kosovë:

Dënon pranuesin e porosisë (këshillës) kriminale por jo edhe porositësin (këshulluesin) e saj!

Tjetri, duke iu treguar çka do të bënte vetë, iu dha një porosi gjithë atyre, dhe thuhet se nuk janë pak, që mendojnë të largohen nga Kosova. Por u dënua vetëm njëri që e pranoi atë porosi publikisht. A thua për mos ruajtje të fshehtësisë dhe anonimatit?

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

E pra, ai veç po priste telefonatën e konfirmimt nga porositësi, sepse nuk do të vepronte krye më vete, pa disiplinën që e kërkon puna.

Mirëpo tani ishte dekonspiruar dhe kishte “djegur” veten si marrës i shpërblimit të pacaktuar.

E pranoi në parim edhe Lushtaku, dhe kështu dha nga ana e vet po atë porosi. Dhe, ashtu si origjinali, nuk e mori vetë përsipër ekzekutimin, por ua dha atyre që kanë arsye të largohen nga Kosova. Sigurisht Klinaku dhe Lushtaku kanë aq rezerva pasurore sa nuk kanë arsye të shkojnë diku tjetër për të fituar më shumë.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

As Lushtaku nuk u dënua, sepse thjesht po jepte porosi ( më saktë, këshillë). Për vrasje!

Ndodh kështu mbasi kodi penal ndoshta nuk e quan vepër penale këshillën (porosinë) e tillë?

Rruga Press

YouTube player