Vjosa Osmani pritet me nderime të larta shtetërore në Presidencë
Presidenja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore në Tiranë, nga presidenti Bajram Begaj.
Ceremonia u mbajt në Presidencë, ku presidentja e Kosovës pritet të mbajë dhe një takim “kokë më kokë” me kreun e shtetit shqiptar.
Pas takimit, dy krerët e shteteve pritet të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në axhendën e vizitës së Osmanit në Tiranë është parashikuar dhe një takim me kryeministrin Edi Rama.
Kjo është vizita e parë e Osmanit që prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive, pas tensioneve në veri të Kosovës. Si dhe vizita e parë pas zgjedhjes së Bajram Begaj në krye të shtetit.
Gjatë vizitës dy ditore në Shqipëri, Vjosa Osmani do të ndalet edhe në qytetet e Beratit dhe Durrësit.
Rruga Press