Art & Kulturë

Rriten investimet e huaja direkte në Kosovë për dhjetëra miliona euro

Në katër muajt e parë të këtij viti, investimet e huaja direkte në Kosovë janë rritur për dhjetëra miliona euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Nga vendet e huaja të ndryshme, Gjermania prin me nivelin më të lartë të investimeve.

Sipas grafikës së prezantuar nga Radio Evropa e Lirë, vetëm në katër muajt e parë të këtij viti (2023), pra nga janari deri në muajin prill, investimet e huaja direkte kanë arritur në mbi 251 milionë euro.

Deri sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (2022), pra na janari deri në muajin prill, investimet e huaja direkte ishin 184 milionë euro.

Investimet e huaja direkte sipas shteteve (2023, Janar – Prill), prin Gjermania me 58.7 milionë euro, mandej e dyta është Zvicra 45.7 milionë euro, kurse me radhë vjen Turqia me 36.2 milionë euro, Shqipëria me 22. 8 milionë, Austria me 20.7 milionë, ShBA-ja me 14.8 milionë, Sllovenia 8.6 milionë, Kanadaja me 5.2 milionë, Franca 2.9 milionë dhe të tjerat së bashku 35.9 milionë euro.

Rruga Press

YouTube player