Bota

Zelensky shkarkon ministrin e luftës

Presidenti Volodymyr Zelensky e njoftoi vetë përmes mesazhit të përditshëm drejtuar popullit ukrainas, që ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Oleksi Reznikov, në krye të këtij institucioni që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të 2022.

Në adresimin e tij, presidenti Zelenski tha se është koha për “qasje të reja” në Ministrinë e Mbrojtjes.

Rustem Umerov, që drejton Fondin e pronave Shtetërore të Ukrainës, është emëruar nga presidenti si pasues i Reznikov.

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

“Besoj se Ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate që ndërlidhin ushtrinë me shoqërinë, si një e tërë”, theksoi Zelensky.

Mediat ukrainase shkruajnë se Reznikov mund të emërohet ambasadori i ri i Ukrainës në Londër, atje ku ai ka zhvilluar marrëdhënie shumë të mira me zyrtarët e lartë.

57-vjeçari u bë një figurë e njohur dhe e vlerësuar, që na nisja e luftës në Ukrainë, 18 muaj më parë. I njohur ndërkombëtarisht, Reznikov merrte pjesë rregullisht në takime e mbledhje me aleatët perëndimore të Ukrainës dhe luajti një rol kyç në lobimin për pajisje ushtarake.

Lexo më shumë  Asistentja e Epsteinit dëshmon në Kongres: Ai ishte përbindësh, manipulues dhe mashtrues

Javën e shkuar ai e njoftoi vetë se po eksploronte me presidentin ukrainas, mundësitë për një pozicion tjetër. 

Rruga Press

YouTube player