Bota

Koreja e Veriut lëshon raketa lundrimi drejt perëndimit në Detin e Verdhë

Koreja e Veriut lëshoi raketa lundrimi në drejtim të perëndimit – drejt Detit të Verdhë – në orët e para të mëngjesit. Kështu njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut.

Të dhënat për lëshimin po analizohen nga inteligjenca ushtarake e Koresë së Jugut dhe SHBA-së, sipas të njëjtit burim.

Lexo më shumë  Mali i Zi i reagon akuzave të Vuçiqit se zhvillohet luftë hibride kundër Serbisë: Këto deklarata dëshmojnë mungesën e gatishmërisë për ta pranuar Malin e Zi si shtet sovran dhe të barabartë

Të enjten, agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, raportoi se Pheniani kreu një stërvitje për të përdorur armët taktike bërthamore, taktika e “tokës së djegur”, kundër Koresë së Jugut.

Ndërkohë, të premten, Seuli njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj pesë individëve dhe një personi juridik në Korenë e Veriut në përgjigje të lëshimit të një rakete që synonte të vendoste një satelit ushtarak në orbitë – përpjekja dështoi, për herë të dytë – muajin e kaluar.

Lexo më shumë  Marrëveshja SHBA-Iran ul ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet globale

Rruga Press

YouTube player