Bota

Frika e përhapjes së luftës, Evropa rikthen rekrutimet në ushtri

Pushtimi që Rusia i bëri Ukrainës në vitin 2022 tronditi Evropën dhe e bëri atë që të rishikonte kapacitetet e saj mbrojtëse.

Me paqen në kontinentin e vjetër që nuk është më e sigurt, shumë vende perëndimore po shqyrtojnë nëse rekrutimi është zgjidhja e problemeve të tyre me sigurinë.

Në gusht Lituania njoftoi planin për të zgjatur projektin në fjalë, duke u bashkuar me Danimarkën, ndërsa politikanët në Gjermani dhe Britani sugjeruan rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm.

Por a është rekrutimi qasja e duhur kundrejt agresionit rus? Çfarë impaktesh mund të ketë ajo tek Evropa? A do të rezultojë pozitive, apo joproduktive?

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Vincenzo Bove, profesor i shkencave politike në Universitetin Warwick, i specializuar në çështjet ushtarake thotë se, tani forcat e armatosura evropiane, sidomos ato në kufi me Rusinë, po e kuptojnë se nuk kanë fuqinë e duhur.

“Këto vende e shohin rekrutimin si zgjidhjen e duhur, por nëse është ideja e duhur për t’u mbrojtur nga një pushtim eventual rus, për këtë nuk jemi të sigurt”, ka deklaruar Bove, duke shtuar se nuk ka prova që rekrutimi të rezultojë efikas.

Sa i takon kompleksitetit të luftërave moderne, Bove vë në dyshim nëse rekrutët e rinj do të marrin trajnimin e duhur për përdorimin e pajisjeve të avancuara në një periudhë të shkurtër.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Shikoni se çfarë po ndodh në Rusi me rekrutët. Ata nuk janë të motivuar. Të rinjtë po detyrohen të luftojnë në një kohë kur shumica e tyre do të preferonin të bënin diçka tjetër”, ka deklaruar eksperti.

Në korrik, një ish-mercenar i grupit rus “Wagner” tha për Euronews se kur shërbente në Ukrainë detyra kryesore e tij ishte të sigurohej që rekrutët rusë, të cilët nuk ishin as 21 vjeç, të mos arratiseshin, pasi ngurronin të merrnin pjesë në luftime.

Rruga Press

YouTube player