Lajme

“Po përballemi me diskriminim”, shqiptarët e Bujanovcit në protestë, si u injoruan 7 kandidatët shqiptarë

Krahas mbishkrimit në shqip e serbisht, Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, iu shtua edhe një mbiemër i ri.

Përmes një pankarte që e vendosën aktivistët shqiptarë, ajo u bë “shtëpi e diskriminimit”. Kjo si protestë për vendimin që një serbe nga Vranja të merret në punë si mjeke, në konkursin e këtij spitali ndërsa shtatë kandidatë shqiptarë u injoruan.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Politikanët e Luginës e shohin këtë rast si synim të Beogradit për ta zbrazur këtë komunë nga shqiptarët. Këta nuk do të shqetësoheshin aq shumë, nëse në punë do të pranohej një serb ose rom i Bujanocit.

Aplikantët që pretendojnë se u dalluan etnikisht, po i frikësohen kësaj mendësie. Ajo që ndodhi me konkursin shqetësoi edhe pacientët.

Nevojën për punësim të stafit, nga radhët e komunitetit shqiptar, e theksoi edhe një punonjës shëndetësor.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Me diskriminime të tilla shqiptarët thonë se përballen në krejt institucionet publike gjithandej Luginës së Preshevës.

Rruga Press

YouTube player