Lajme

Ministrja Nagavci përmes një video-mesazhi uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, sot ka uruar 1 shtatorin për të gjithë nxënësit e vendit.

Nagavci përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se janë duke punuar në rritjen e cilësisë në arsim.

“Nxënës, mësues e prindër, urime viti i ri shkollor. Sot shkollat tona hapin dyert për të mirëpritur fëmijët, në ditën e parë të vitit shkollor.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

MAShTI në bashkëpunim me komunat  e shkollat ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri shkollor 2023-2024. Si ministri po punojmë çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe ligjore, dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore”, ka thënë ajo.

Sipas saj, MASHTI-i me vendosmëri po avancon në politikat arsimore.

“Në bashkëpunim të vazhdueshëm e konstruktiv me shkollat e prindërit, dhe me angazhimin e palodhur të mësimdhënësve e stafit tjetër në shkolla”, ka thënë Nagavci.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Rruga Press

YouTube player