Bota

Gjermani/ Pak shpresa për të gjetur të mbijetuar

Një zyrtar i ndihmës tha të mërkurën se ekipet e shpëtimit nuk kishin gjasa të gjenin më të mbijetuar në rrënojat e fshatrave të shkatërruaranga përmbytjet në Gjermaninë perëndimore. Ndërkohë, një sondazh i ri tregoi se shumë gjermanë mendonin se qeveritarët nuk kishin bërë mjaftueshëm për t’i mbrojtur.

Të paktën 170 njerëz vdiqën dhe mijëra u zhdukën në përmbytjen e javës së kaluar, në katastrofën më të rëndë natyrore të Gjermanisë në më shumë se gjysmë shekulli.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

“Ne jemi akoma në kërkim të personave të zhdukur ndërsa pastrojmë rrugë dhe nxjerrim ujë nga bodrumet,” i tha Sabine Lackner, nënkryetare e Agjencisë Federale për Ndihmë Teknike (THW) për Redaktionsnetzwerk Deutschland.

“Çdo viktimë që do të gjendet tani ka të ngjarë të ketë vdekur,” shtoi ajo. Kabineti federal miratoi të mërkurën planet për të siguruar fillimisht deri në 200 milion euro ndihmë emergjente, i tha një burim qeveritar Reuters.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Kjo do të vijë mbi të paktën 250 milion euro që do të sigurohen nga shtetet e prekura për të riparuar ndërtesat dhe infrastrukturën lokale të dëmtuar dhe për të ndihmuar njerëzit në situata krize.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *