Lajme

Vizita e Kurtit në Greqi/ Kërcënimi i Daçiqit ndaj Athinës tregon se Beogradi po humb terren

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daiçiq tha se deri më tani nuk ka ndonjë informacion se Greqia do të njohë pavarësinë e Kosovës, por që, nëse kjo ndodh, ai tha se Serbia ka mundësi t’i përgjigjet Greqisë në anën tjetër.

Nuk do të ishte mirë që kjo të ndodhte, por nëse ndodh, Serbia ka mundësi ta kompensojë në anën tjetër”, tha Daçiq, duke deklaruar se Greqia është nën presion për ta njohur Kosovën.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Ai shtoi se, nga katër anëtarët e tjerë të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Spanja dhe Qiproja janë të sigurta se nuk do ta bëjnë, ndërsa Sllovakia dhe Rumania tha se kanë qenë nën presion për një kohë të gjatë dhe po përballen me dilema dhe probleme të vazhdueshme.

Ata i njohën pasaportat, por prapë nuk e njohën Kosovën”, tha Daçiq.

Kohëve të fundit zyrtarët serb janë bërë gjithnjë e më agresiv në raport me shtetet që po vendosin marrëdhënie të mira me Republikën e Kosovës. Vizita e fundit e Kryeministrit Kurti në Athinë është në vazhdën e përpjekjes së Qeverisë së Kosovës për njohje të reja dhe të rëndësishme.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

Pritet që Greqia të jetë shteti i radhës që e njeh Republikën e Kosovës dhe kjo nuk i pëlqen aspak Beogradit i cili po duket gjithnjë e më shumë i izoluar, e që po humb aleanca të rëndësishme përmes të cilave deri më tani ka ruajtur hegjemoninë politike dhe ekonomike në Ballkan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *