Bota

Vulini kërkon që Serbia t’u bashkohet shteteve që janë kundër Perëndimit

Termi BRICS, formohet nga shkronjat e para të shteteve si: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Ky bllok i vendeve me ekonomi në rritje është formuar si grup joformal në vitin 2009, me nismën nga Rusia dhe për qëllim ka sfidimin e rendit botëror të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të Perëndimit.

Më shumë se 40 vende janë duke pritur që të bëhen pjesë e këtij blloku, të cilat kanë deklaruar se kanë marrë përkrahje nga vendet anëtare se mund t’i bashkohen këtij organizimi. Pretendime për t’iu bashkuar bllokut kundër perëndimit ka shfaqur edhe Serbia.

Lideri i Partisë Socialiste në Serbi, Aleksandër Vulin, i cili është në listën e zezë të SHBA-së, së bashku me deputetët e tjerë të kësaj force i kanë dorëzuar Kuvendit serb një kërkesë përmes së cilës synohet anëtarësimi i Serbisë në organizatën BRICS.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, në një prononcim për tëvë1, tha se kjo kërkesë e Vulinit, tregon se Serbia nuk mund të largohet nga Kina dhe Rusia.

“Ka të bëjë shumë me perspektivën e Serbisë që nuk mund t’i largohet  atij partneriteti që ka krijuar tashmë me Kinën dhe Rusinë Lëvizja e Vulinit është një lëvizje jo vetëm që tregon se çfarë janë perspektivat dhe çfarë janë qëndrimet e Serbisë por tregon edhe diçka tjetër, që nuk ka kompromis me Serbinë. Serbia çfarëdo që premton e bënë në mënyrë konjekturale, për të fituar kohë, por nuk mund të shkëputet nga ajo”, tha Nesho.

Neshto tutje tha se qasjet e tilla anti-perëndimore brenda Serbisë, mund të shihen edhe si të rrezikshme.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

“Ky është një provokim i hapur për Evropën dhe aq më tepër që ky nuk është një vend i konsoliduar evropian  Kjo është shumë e rrezikshme dhe vetëm njerëz si Vulin dhe të përkrahur nga Vuciqi të cilët nuk ndryshojnë dhe ne duhet të jemi të qartë ashtu siç kemi qenë në pozicionet e tona, se këta vetëm përpiqen të luajnë politikë, përpiqen vetëm duke pasur frikë nga perëndimi dhe nga ato masat që mund të marrin, por këta nuk janë vend perëndimor”, shtoi ai.

Brazili, Rusia, India dhe Kina janë vendet që e kanë themeluar këtë bllok, ndërsa Afrika e Jugut, është vendi i parë që ka përfituar nga zgjerimi i tij në vitin 2010. Këto pesë shtete përbëjnë më shumë se 40 për qind të popullsisë së botës dhe rreth 25% të ekonomisë globale.

Rruga Press

YouTube player