Veteranët e UÇK-së nga Hasi distancohen nga Faton Klinaku që përmendi vrasjen e Albin Kurtit: Jemi në mbështetje të institucioneve të Republikës së Kosovës
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nga rajoni i Hasit është distancuar nga deklarata e Faton Klinakut që bëri mbrëmë e ku përmendi edhe vrasjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Në fakt ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, të martën ka thënë se më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën.
Ndaj kësaj deklarate pati reagim të ndryshme, ndërsa tani është distancuar prej saj edhe OVL e UÇK-së nga Hasi.
“Do respektoj qendrën OVL në Prishtinë për të gjitha vendimet, por Dega OVLUÇK në Has distancohet nga një deklaratë e tillë e ushtruesit të detyrës së kryetarit Z. Faton Klinaku, ku përmendet vrasja e kryeministrit të Kosovë. OVL UÇK HAS është në mbështetje të gjithave institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj organizate të nënshkruar nga kryetari Xhevdet Thaqi.
Rruga Press