Argument

Kur mungon vëllai gjen mbështetje te kojshia!

Nga Enver Bytyçi

Albin Kurti foli dje në panelin e Forumit Strategjik të Bledit në Ljubjanë të Sllovenisë. Dhe pas fjalës së tij në përgjigje të Brnabiq nuk mori vetëm duartroktije.

Ishte kryeministri kroat, ai që u shkëput dhe i dha dorën kryeministrit të Kosovës, në shenjë respekti për fjalën e tij të mrekullueshme, në reagim të akuzave serbe kundër Kosovës.

Shqiptarët do të kishin pritur që të ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që do të afrohej dhe përshëndetej me kryeministrin e Kosovës për këtë fjalim të shkëlqyer.

Por nuk ndodhi kjo.

Në vend të shqiptarit pro-serb, Edi Ramës, Albin Kurtin e përshëndeti përzemërsisht kroati anti-serb, Andrej Plenkoviç! Kur mungon vëllai gjen mbështetje të kojshia!

Rruga Press

YouTube player