Sport

Uzuni në formacionin e javës, udhëheq sulmin bashkë me yllin e Barcelonës

Myrto Uzuni është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tretë të kampionatit spanjoll.

Prestigjiozja spanjolle “MARCA” ka publikuar formacionin ideal për këtë javë, duke e vendosur sulmuesin e kombëtares sonë në vijën e sulmit, bashkë me sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres.

Beratasi shënoi golin e tij të parë në LaLiga nga pika e bardhë e penalltisë, në ndeshjen ndaj Mallorca.

Rruga Press

YouTube player