Bota

Polonia dhe vende të tjera priten të mbyllin kufijtë me Bjellorusinë, shkak kërcënimi prej këtij shteti

Polonia dhe shtetet baltike do të mbyllnin plotësisht kufijtë e tyre me Bjellorusinë në rast të ndonjë “incidenti kritik” që përfshin mercenarët e Wagnerit, tha ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski.

Ai gjithashtu ka kërkuar që personeli i Wagner “të largohet menjëherë nga territori i Bjellorusisë”, duke hapur mundësinë e “hakmarrjes”.

Ministria e Brendshme e Lituanisë do të propozojë që dy nga katër pikat kufitare të mbetura të vendit me Bjellorusinë të mbyllen, njoftoi agjencia e lajmeve BNS. Letonia gjithashtu ka një kufi me Bjellorusinë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Polonia ka përjetuar një rritje të numrit të emigrantëve kryesisht nga Lindja e Mesme dhe afrikane që përpiqen të kalojnë kufirin në muajt e fundit – dhe ka akuzuar Bjellorusinë për lehtësimin e kësaj.

Rruga Press

YouTube player