Lajme

Kujtesë! 100 vjet nga kur shteti grek vrαu Enrico Telinin, kryetarin e komisionit ndërkombëtar për kufirin jugor të Shqipërisë

Nga Fred Sulaj

Kujtese! 100 vjet nga vrasja nga shteti grek e Enrico Telinit kryetar i komisionit nderkombetar per kufirin jugor te Shqiperise …

Me 27 gusht 1923 u vra nga sherbimi i fshehte grek , ne Zapa rreth 25 kilometra praneJanines ,, kryetari i Komisionit Nderkombetar te Kufirit jugor te Shqiperise gjeneral Enrico Telini.

Vrasesit e rekrutuar nga agjenti grek Botsaris ishin Milo Merkuri nga Piluri , Aristidh (Cidhe)) Burba nga Himara dhe dy te tjere. Ne atentat mbeten te vrare gjeneral Enrico Telini , tre italiane te tjere dhe perkthyesi shqiptar Thanas Leskoviku. Greqia akuzoi Shqiperine per vrasjen dhe shteti shqiptar vendosi 40 mije franga per gjetjen e vrasesve, por ate e zbuloi brenda 48 oreve komandanti i Xhandarmerise se Gjirokastres kapiten Koco Muka.

Shteti Italian me kryeministrin Musolini i dergoi nje Ultimatum shtetit grek duke i vene nje sere kushtesh ceremoniale te viktimave dhe nje pagese urgjente mjaft te larte prej 50 milion frangash qe shteti grek nuk kishte mundesi financiare ta bente. Mennjehere Forcat detare italiane bomarduan Korfuzin dhe e pushtuan ate. Komandant i operacioneve ishte vellai i gjeneral Telinit te vrare. Korfuzi gjendej nen nje Moratorium te fuqive te Medha per 150 vjet. Ne ate moment nje armator i pasur grek beri menjehere pagesen dhe fuqite e Medha e detyruan Italine te terhiqej , sepse ishin plotesuar kushtet.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Vete Milo Merkuri e kaloi jeten jashte Shqiperise , ne Greqi , por mbas largimit te Mbretit Zog nga Shqiperia ai u kthye. Mori pjese ne moshen 70 vjecare duke u bashkuar me komunistet si partizan. Vdiq ne vitin 1965 duke u percjelle me nderime nga komunistet , te cilet shkruan edhe artikull nderi ne gazeten Zeri i Popullit. Po ashtu gazeta Elefterotipia ne Greqi shkroi artikull te gjate per “kete patriot te madh”…

Gjeneral Telini ka patur nje statuje ne Tirane , por kur erdhen komunistet ne pushtet rrezuan bustin e Telinit dhe vendosen bustin e kriminelit komunist Stalin.

Shqiptaret duhet patjeter ta kujtojne me nje statuje kete njeri qe kerkoi ta conte kufirin me Greqine ne thellesi te territorit te Camerise , atje ku banonin shqiptaret autoktone ..

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Detaji me interesant i kesaj historie antishqiptare mbetet vertetimi qe i beri Lidhja e Kombeve ketij akti kriminal te shtetit grek.

Ajo dergoi nje komision hetimor te kryesuar nga nje gjeneral japonez , i cili shkoi ne vendin e ngjarjes dhe verejti se mbi rrugen ku u krye krimi ishte nje repart ushtarak , i cili nuk kishte “degjuar” rreth 60 krismat qe i moren jeten Telinit dhe te tjereve.

Gjenerali japonez nxori menjehere pistoleten dhe qelloi dy here ne ajer dhe menjehere nga kodra zbriten ushtaraket e repartit per te pare se cfare kishte ndodhur , pikerisht ata qe nuk kishin degjuar rreth 60 krismat e atentatit . Gjenerali e konsideroi misionin te perfunduar dhe deklaroi se shteti grek kishte gisht ne vrasje. Nderkohe kpmandant Koco Muka deklaroi me emra pjesemarresit e atentatit dhe rekrutuesit greke …

Rruga Press

YouTube player