Lajme

Kryeministri Kurti: Njohja reciproke, parakusht drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka marrë mesazhe inkurajuese nga homologu i tij slloven, Robert Golob, mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim.

Ai ka shkruar në Twitter të dielën se ka bërë thirrje për qasje të bazuar në vlera “të fokusuara në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”.

Lexo më shumë  Shteti në duart e Belinda Ballukut, pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e saj pritet të emërohet në krye të ASD-së

“Mesazhe inkurajuese nga kryeministri slloven Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Në këtë takim prezentë ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe përfaqësues të tjerë.

Respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në BE.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
YouTube player