Uncategorized

Dodaj trafikoi 6 ton kokainë/ Mediat italiane: ‘Lidhjet’ me Saimir Tahirin

Arrestimi në Shqipëri i Edmond Dodajt, njërit prej emrave më të njohur të trafikut të kokainës, ka bërë bujë në mediat italiane.

Gazeta e madhe, ‘Corriere della Sera’ shkruan se 42-vjeçari Edmond Dodaj u arrestua pas 10 vitesh në arrati. Një ditë më parë u lajmërua se Edmond Dodaj ishte arrestuar nga Policia e Laçit.

Gazeta italiane raporton se Dodaj kishte futur më shumë se 6 ton kokainë në Milano. Droga vinte nga Holanda dhe Dodaj njihej si një nga trafikantët më të mëdhenj.

Por dilema më e madhe është se përse ai arriti të fshihej për më shumë se 10 vite. Kjo për shkak se ai ishte në kërkim që prej vitit 2013.

Gazeta shkruan se këtu futen në lojë lidhjet politike. Ajo thekson se Dodaj veproi gjatë kohës kur në pushtet ishte Saimir Tahiri, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës. ‘Corriere’ hedh dyshime se ai ka pasur mbrojtje politike.

“Pesha e mosveprimit 10-vjeçar është e padiskutueshme, duke pasur parasysh rolin e Dodajt në trafikun kontinental të drogës, megjithatë po hapen vëzhgime dhe po ngrihen pyetje nga hetuesit. Ndërkohë, pritshmëria e magjistratëve për të dëgjuar nga personi në fjalë, sapo të ekstradohet, është evidente, por mbetet për t’u parë nëse kanalet diplomatike dhe gjyqësore do të mund të vendosin ‘narcos-in’ në një avion drejt Italisë,” shkruan gazeta.

“Pastaj nuk mund të mos vëresh dy elementë. E para: Dodaj ka qenë operacional, para se të zhdukej, në sezonin e pushtetit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës (kryeministër atëherë dhe tani), dhe në vitin 2019 u dënua se kishte mbështetur trafikun e kokainës të disa të afërmve. Çfarë mund të thotë kjo? Se mbrojtja vendimtare, që gëzonte Dodaj në nivel politik, ka rënë dhe për rrjedhojë ai ka hyrë në listën e kriminelëve prej të cilëve mund të shpëtohet, pikërisht duke ia dorëzuar atij që e kërkon”.

“Elementi i dytë: edhe pse i ri në moshë, ish-i arratisuri i përket ‘shkollës së vjetër’ të bandave shqiptare, pra do të ishte anakronik në dinamikën aktuale të bandave të bashkatdhetarëve që kanë kohë që janë ngjitur në pozicione duke u shndërruar nga ‘punëtorë të pakualifikuar’ në ‘interlokutorë të privilegjuar, si nga Ndragheta, ashtu edhe nga Amerika Latine,” shkruan gazeta.

Rruga Press

YouTube player