Bota

Përgjimi i mbi 18- gazetarëve nga ‘Pegasus’, agjencia e SHBA-së: Është një abuzim dhe cënon sigurinë e tyre

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), ka shprehur zemërimin e saj rreth raportimeve që më shumë se 180 gazetarë, duke përfshirë ata nga Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, duket se kanë qenë shënjestra të një spiunimi me softuer të kategorisë ushtarake.

Shënjestrimi i bisedave private të gazetarëve, në çfarëdo mënyrë, është gjë e pandërgjegjshme”, ka thënë ushtruesja e detyrës së drejtorit të USAGM-së, Kelu Chao.

Ky abuzim duhet të përfundojë dhe siguria e gazetarëve duhet të garantohet”.

USAGM mbikëqyr Zërin e Amerikës, Radion Azia e Lirë, Radion Evropa e Lirë dhe transmetuesit e tjerë ndërkombëtarë të financuar nga SHBA-ja.

Lexo më shumë  Gërvalla takon Drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, flasin për sfidat rajonale e nevojën për bashkëpunim me ShBA-në

Një hulumtim i kryer nga disa media, i quajtur Projekti Pegasus, ka gjetur se një softuer i dizajnuar për t’iu ndihmuar qeverive në gjurmim të terroristëve, është përdorur për të hakuar telefonat e gazetarëve, aktivistëve për të drejta të njeriut dhe zyrtarëve qeveritarë.

Softueri i quajtur Pegasus, është zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group.

E përditshmja amerikane Washington Post, ka raportuar se në mesin e gazetarëve të shënjestruar janë disa edhe nga Zëri i Amerikës.

Ndërsa një raport i përpiluar nga Projekti për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka thënë se Qeveria e Azerbajxhanit ka përdorur këtë softuer për të spiunuar qindra gazetarë dhe aktivistë, duke përfshirë pesë gazetarë aktualë dhe ish-gazetarë të Radios Evropa e Lirë.

Lexo më shumë  Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik

Hulumtimi është kryer nga organizata joqeveritare me bazë në Paris, Forbidden Stories, me mbështetje teknike të organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International.

Ky hulumtim prezanton kalibrin e gazetarisë që promovon dhe ruan USAGM. Teknologjia e re duhet t’iu ndihmojë gazetarëve të bëjnë punën e tyre më mirë, mirëpo jo për spiunim dhe ngacmim të tyre”, ka thënë mes tjerash Chao.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *