Lajme

Gërvalla: Ukraina e di se kush është aleat, e kush kukull dhe satelit i Putinit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Ukraina sot lufton për ekzistencë dhe do të ishte e tepërt nga ne dhe nga kush do qoftë që të kërkojë nga Ukraina gjera që ata mendojnë se mund tua vështirësojnë pozicionin e tyre në këtë situatë.

“Unë një gjë e di jo vetëm që e besoj, por e di me siguri që në Ukrainë e dinë shumë mirë se kush qendron në anën e tyre dhe kush jo kush i është bashkangjitur perëndimit në mbështetje të Ukraniës dhe kush është aleat dhe kukull dhe satelit i Putinit i cili po zhvillon këtë luftë të pa mëshirshme ndaj Ukrainës”, tha ajo për RTK.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Sipas saj, Ukraina e re, Ukraina demokratike pro evropiane ka qëndrim tjetër ndaj Kosovës dhe do të vijë dita që ta shohim edhe formalisht.

Ndryshe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ukrainën në Ditën e Pavarësisë.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takimin ambasadorin Sprecher: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës

“Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer. Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkroi Osmani.

Rruga Press

YouTube player