Bota

Ukraina feston Pavarësinë, Zelensky: Do ta fitojmë luftën! Trupat zbarkojnë në Krime

Ukraina celebroi të enjten 32 vitet e pavarësisë. Me luftën e vazhdueshme kundër pushtuesve rusë, kjo ditë është kthyer në një instrument për unitet kombëtar.

Fitimi i luftës ishte në fokus të fjalimit të presidentit Volodymyr Zelensky gjatë një ceremonie në sheshin Shën Sofia, në qendër të Kievit.

“Ne nuk do të lejojmë që pavarësia të na ikë nga duart. Ne jemi të bashkuar sa i takon kësaj. Ne e dimë se çfarë kanë hequr qytetarët ukrainas. Ne po përballemi me kërcënimet, po luftojmë me armikun dhe e dimë se çfarë mund të bëjmë. Ne dimë si të fitojmë dhe do të fitojmë”, tha Zelensky.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Sikurse vitin e kaluar, në rrugët e Kievit u ekspozuan armatime të shkatërruara të ushtrisë ruse. Ndërkohë, zyrtarë të ushtrisë ukrainase deklaruan se trupat e saj kishin zbarkuar në gadishullin e aneksuar të Krimesë, pa pësuar asnjë humbje.

Zbarkimi u bë në qytetin Olenivka, në perëndim të gadishullit, ku u ngrit dhe flamuri ukrainas.

Rruga Press

YouTube player