Ukrainasit publikojnë videon, me të cilën pretendojnë se janë futur në Krime dhe kanë ngritur flamurin
Sipas Kievit, forcat e inteligjencës ukrainase kryen një zbarkim në Krime me ndihmën e marinës.
Gjatë asaj që ata e quajnë një “operacion special”, forcat ushtarake zbarkuan në Krime, një gadishull ukrainas që është nën pushtimin rus që nga viti 2014 dhe u përleshën me forcat ruse.
“Si rezultat, armiku pësoi humbje, dhe pajisjet ushtarake ruse u shkatërruan gjithashtu”, thuhet në një deklaratë të inteligjencës ushtarake ukrainase në Telegram.
“Të gjitha synimet dhe objektivat janë përmbushur”, shtuan ata, duke theksuar se asnjë ukrainas nuk u lëndua.
Ata gjithashtu pretendojnë se kanë ngritur flamurin ukrainas në territorin e Krimesë.
Ata shpërndanë një video, e cila tregon ngritjen e flamurit të Ukrainës.
Rruga Press