Bota

Dalin emrat e pasagjerëve, ja kush ishte në avionin e rrëzuar ku humbi jetën Prigozhin

Lideri i mercenarëve të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është konfirmuar si një prej 10 viktimave që ndodheshin në bordin e avionit privat Embraer-135, sipas Agjencisë Federale të Transportit Ajror në Rusi.

Agjencia ka konfirmuar po ashtu se nga rrëzimi i avionit të mërkurën në mbrëmje në rajonin Tver, ka humbur jetën edhe numri dy i Wagner, Dmitry Utkin.

Dmitry Valeryevich Utkin, Heroi i Rusisë dhe mbajtësi i katër Urdhrave të Guximit, i njohur gjithashtu në të gjithë botën me nofkën Wagner, i cili ishte dhe edhe pas incidentit do të jetë komandanti i përhershëm i grupit Wagner – vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve të Rusisë. Por edhe në ferr ai do të jetë më i miri! Lavdi Rusisë!”, thuhet në një reagim të grupit mercenar në Telegram.

Lexo më shumë  Billie Eilish, Olivia Dean, Bad Bunny, Justin Biber dhe shumë artistë të tjerë protestojnë kundër ICE dhe Trump-it në fjalimet e tyre në Grammy

Utkin, i njohur dhe me nofkën Wagner është në listën e pasagjerëve ku bëjnë pjesë edhe Sergei Propustin, Evgeny Makaryan, Alexander Totmin, Valery Chekalov dhe Nikolai Matyuseev.

Aeroplani Embraer-135 po fluturonte në bazë të një leje për të përdorur hapësirën ajrore”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Federale të Transportit Ajror ku bashkëngjitur listohen emrat e pasagjerëve.

Ndërkohë, edhe ministria ruse e Emergjencave ka njoftuar se të 10 personat në bordin e avionit privat kanë vdekur.

Lexo më shumë  Tisza e Hungarisë ruan epërsinë në sondazhe ndaj Fidezit të Orbanit në pushtet

Aeroplani Embraer po fluturonte nga Sheremetyevo për në Shën Petersburg. Në bord ndodheshin tre anëtarë ekuipazhi dhe shtatë pasagjerë. Të gjithë vdiqën”, tha një zyrtar i ministrisë për TASS.

Përplasja fatale ndodhi pranë fshatit Kuzhenkino, 60 milje larg Moskës dhe rreth 30 minuta pasi avioni ishte ngritur në ajër.

Rruga Press

YouTube player