Lajme

Vitia: Jemi të tronditur nga vdekja e 35-vjeçares, do të merren masa ndaj përgjegjësve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar masa ndaj përgjegjësve në rastin e pacientes 35-vjeçare, e cila vdiq pasi kishte shkuar në një klinikë private në Malishevë për ta hequr një dhëmb.

Në reagimin e tij, Vitia ka thënë se ka kërkuar që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprin licencimit.

 “Jemi të gjithë të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e gruas 35 vjeçare në Malishevë teksa priste të mjekohej. Ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit”, ka thënë ministri.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

“Kam kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai ka shtuar se në rast të evidentimit të shkeljeve penale, ato do të procedohen menjëherë në organet e drejtësisë.

“Ky rast nuk do të kalojë as në heshtje dhe as nuk do të tretet në harresë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes që humbi më të dashurën e tyre”, ka përfunduar Vitia.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ky institucion shëndetësor ka ushtruar veprimtari ilegale, ndaj edhe ka marrë vendim që ta mbyllë përkohësisht.

Rruga Press

YouTube player