Lajme

“Forumi shqiptar” pjesë e qeverisë së re në Mal të Zi

“Forumi shqiptar” do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar që do të formohet në Malin e Zi.

Lajmi është bërë nga drejtuesi i koalicionit Nik Gjeloshaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shpalosi dhe objektivat që synon të arrijë “Forumi shqiptar” në qeveri.

Mes të tjerash, Gjeloshaj zbuloi se “Forumi shqiptar” do të ketë në drejtim ministrinë e Administratës Publike dhe postin e zv/kryeministrit për Invenstime Kapitale.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

“Forumi shqiptar ka pranuar që të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi.

Gjatë negociatave, Forumi shqiptar arriti të përmbushë programin e tij sipas të cilit do të kemi decentralizim, bastoret dhe kazinot do të vendosen në sistem krejtësisht ndryshe nga ajo që janë tani deri në mbyllje totale dhe që do të sigurojmë pension të pleqërisë për të gjithë qytetarët.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Njëkohësisht, Forumi shqiptar do të participojë edhe në Qeveri, duke marrë përgjegjësinë e zëvendëskryeministrit për investime kapitale dhe ministrit të Administratës Publike.

Si gjithmonë, ne do të punojmë në interes publik, për avancimin e programit tonë, barazinë e të gjithë qytetarëve dhe kombeve, dhe veçanërisht në ngritjen ekonomike të të gjithë qytetarëve”, shkruan Gjeloshaj.

Rruga Press

YouTube player