Lajme

Bislimi takon britanikun Wilson: Kosova është në anën e demokracisë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi takoi drejtorin e përgjithshëm për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Peter Wilson, me të cilën diskutuan për zhvillimin politik e ekonomik të vendit dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi fillimish i uroi mirëseardhjen në Kosovë diplomatit Wilson, duke i uruar dhe qëndrim produktiv në vend gjatë vizitës së tij.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

“Ne vlerësojmë lartësisht rolin e Mbretërisë së Bashkuar, partneritetin dhe miqësinë tonë”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi, i cili foli edhe për zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë dy viteve të fundit si dhe veçoi vlerësimin e FMN-së mbi disiplinën dhe konsolidimin fiskal të Kosovës, nga e cila FMN-ja miratoi programin e ri SBA dhe RSF.

Nga ana tjetër, Wilson vlerësoi angazhimin dhe punën e zhvilluar nga Republika e Kosovës në sektorin e energjisë.

Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është në anën e demokracisë, duke renduar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, vendosur sanksione ndaj Rusisë, hequr vizat për shtetasit ukrainas dhe strehojë refugjatë ukrainas.

Palët diskutuan dhe mbi situatën në veri dhe procesin e dialogut.

Drejtori i Përgjithshëm Wilson shoqërohej në këtë takim nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott dhe stafi i tij.

Rruga Press

YouTube player