Skandaloze/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dirtan Goxhaj
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë, arrest me burg për Dirtan Goxhajn, ish anëtar i UÇK-së, i cili u arrestua pak ditë më parë, urdhër të Gjykatës Speciale.
Më herët Dritan Goxhaj është shprehur në sallën e gjyqit se “nuk ka bërë asgjë të paligjshme.”
Prokuroria e Përgjithshme tha se Goxhaj dyshohet për veprat penale të “kanosjes gjatë procedimit penal” dhe “pengimit të funksionarëve në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Kush është Dritan Goxhaj?
Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.
Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, dhe iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.
Rruga Press