Bota

Pse Polonia po rrit praninë ushtarake në rrugët e saj?

Në Poloni, prania e ushtrisë në hapësirat publike është rritur ndjeshëm.

Politikanët veshin këmisha jeshile dhe vizitojnë kufijtë dhe bazat ushtarake. Këtë vit, festimet e Ditës së Ushtrisë zgjatën disa ditë dhe përfunduan me një paradë të madhe ushtarake në Varshavë.

Ekspertët vlerësojnë se ishte dita më e shtrenjtë e ushtrisë në histori. Ushtria është kthyer në një nga temat më të rëndësishme në vend.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Opinionet nëse kjo është për shkak të një kërcënimi real të sigurisë apo vetëm pjesë e një fushate politike para zgjedhjeve të ardhshme janë të ndara.

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë. Për aq sa lejojnë aftësitë financiare dhe njerëzore, të cilat gjithashtu duhet të merren parasysh, ne duhet ta kemi parasysh mbrojtjen gjatë gjithë kohës dhe mbrojtja është moderniteti i ushtrisë,” tha Przemyslaë, një shtetas polak, ndërsa ndoqi paradën ushtarake me djalin e tij.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Mendimet e ekspertëve janë gjithashtu të ndara, disa thonë se prania e ushtrisë në jetën publike sot është e justifikuar dhe se reagimet e autoriteteve janë adekuate.

Ekspertë të tjerë theksojnë se ushtria dhe tensionet në rajon përdoren për qëllime të brendshme politike.

Rruga Press

YouTube player