Basha i reagon Haradinajt: Pyte Fatmirin me çka merret, se asaj udhe je edhe ti
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit i kërkoi kryeministrit Kurti të “bëhet i gjallë, nëse është me prokurorin a me Mujecin”.
Basha përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se fakti që është shkarkuar Mujeci tregon me kë janë.
Sipas tij, të gjithë ata janë me drejtësi, por prokuroria nuk është, pasi kjo e fundit, po zgjedh me kë ta ndjek, e kë jo!
Postimi i plotë i Dimal Bashës:
Ramush, fakti që e kemi shkarku atë djalin kallzon se me kë jemi!
Ne jemi gjithë për drejtësi, por prokuroria nuk po është, po zgjedh kënd me ndjek e kënd jo!
Për shembull, t’ish kanë prokuroria me drejtësinë, ti sot ishe t’u dhanë përgjegjësi për rritjen e çmimit të shpronësimit të autostradës Kijevë – Zahaç, prej 31 në 42 milionë euro.
Me ty në krye keni marrë vendim me pagu 11 milionë euro më shumë, me dyfishim të çmimeve të vetëm DISA parcelave, dhe ky vendim u bë publik me 31 dhjetor, natën e vitit të ri, që me kalu nën radar!
Nuk u kanë keq me vet Fatmirin me çka po mirret, se asaj udhe je edhe ti!
Rruga Press