Lajme

Hapet një pikë e re kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Hapet vendkalimi i ri kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Pika kufitare Restelicë-Strazimir do të jetë vendkalimi i ri kufitar i cili do t’iu shërbejë banorëve të dy anëve të kufirit, por edhe më gjerë, përkatësisht për të gjithë banorët e dy shteteve fqinje por edhe atyre ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se ky rajon kufitar gjithnjë ka kultivuar marrëdhënie të mira në mes banorëve Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Lexo më shumë  Osmani takon kongresmenin Self, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Në ceremoninë e hapjes së këtij vendkalimi i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovki, i cili tha se hapja e këtij vend kalimi do të jetë i sigurt për çështje ekonomike apo private.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *