Lajme

Ministrja Nagavci: Kam parë anomali në kontratat për blerjen e teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci duke folur për furnizimin e nxënësve me teksteve shkollore ka treguar se ka parë anomali në kontratat për blerjen e këtyre teksteve.
Nagavci këtë deklaratë e bëri sot gjatë një konference për media ku ndër të tjera tha se si ministri ka përgjegjësi edhe për përkujdesje ndaj buxhetit të shtetit, përveçse për cilësi të teksteve.

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

“Shpresoj të arrijmë me kohë të furnizojmë nxënësit me tekste shkollore, gjithsesi jemi duke shikuar mundësitë të mos ketë vonesa në këtë drejtim. Me aq sa jam njoftuar nga ekipi i cili negocion kontratat për blerjen e teksteve, kam parë anomali mjaft të mëdha. Kam parë tekste shkollore që janë përcaktuar me shuma të mëdha 13, 14-15 euro. Dhe, si Ministri kemi përgjegjësi edhe për përkujdesje ndaj buxhetit të shtetit, përveçse për cilësi të teksteve”, tha Nagavci.Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Rruga Press

YouTube player