Edi Rama kopjon Enver Hoxhën për Greqinë: “Jemi dy popuj miq”
Më i lirshëm se në ditët e tij të zakonshme, pasi po kalon pushimet në vilën e Dhërmiut, Edi Rama i është kthyer zakonit të shkrimit të letrave të hapura. Këtë radhë në fokus ka qenë protesta e politikanëve dhe të zgjedhurve grekë që erdhën në Shqipëri për të protestuar për lirimin e Fredi Belerit.
Një një çarçaf të gjatë dhe konkuz, kur një herë shpreh habinë se si kryebashkiakë të një shteti të huaj marrin guximin të protestojnë në një vend tjetër dhe ku disa paragrafë më poshtë i fton ta bëjnë përsëri, kryeministri duket se ka qenë aq në hall sa i është dashur të huazojë edhe termat e Enver Hoxhës. Në dyzimin edhe për ti kërcënuar edhe për ti krefur partnerët e tij helenë, duke filluar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis Rama ka kërkuar ndihmë tek metodat e diktatorit. Kur donte të zbuste marëdhëniet me Athinën në vitet ’80 Enver Hoxha shkroi librin “Dy popuj miq”. Fiks të njëjtën shprehje ka përdorur kryeministri shqiptar katër dekada më pas. Ky është paragrafi: “Ndërsa popullit grek i them, ejani në Shqipëri dhe do të ndjeheni si në shtëpinë tuaj, sepse pas një izolimi tragjik që na ndau për së gjalli për gjysëm shekulli dhe pas një tranzicioni dramatik me probleme të rënda e halle të mëdha, Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë një vend i mirë për të punuar, investuar, luajtur muzikë ose teatër, ekspozuar artin e kulturën tuaj të admirueshme apo edhe për të pushuar, në detet a në malet tona të magjishme. Po edhe sepse shqiptarët e grekët janë qysh në lindje të kohërave dy popuj miq, që gjeografia i ka bërë gjitonë dhe historia i ka bashkuar për punët e për hallet e përbashkëta, shumë më tepër se sa i kanë ndarë politikanët për epshet e tyre për pushtet e për dallditë e tyre nacionaliste përgjatë rrugës gjarpëruese të historisë, në këtë rajon ku është prodhuar gjithnjë më shumë histori sesa kapacitete për t’i tretur prodhimet e historisë”./Lapsi.al
Rruga Press