(Video) Të gjithë po qeshin me ushtrimet e njësitit ushtarak të Serbisë
Në një reportazh të televizionit serb Pink, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga kazerma “Vasa Çarapiq” në Banjica të Beogradit, pas shpinës së reporterit u zhvillua një demonstrim i njësive speciale, i cili shumëkujt i kujtoi serinë “Toplista e surrealistëve”.
Bëhet fjalë për bazën e repartit të policisë ushtarake për qëllime speciale, e cila njihet me emrin “Kobra”.
Programi është transmetuar me rastin e konkursit të shpallur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria serbe, i cili do të zgjasë deri më 30 shtator të këtij viti.
Teksa reporteri i TV Pink po raportonte nga kazerma, pas shpine po zhvillohej një demonstrim i njësive speciale “Kobra”.
Ushtria serbe ka probleme me plotësimin e radhëve për shkak të përkeqësimit të kushteve. Pak ditë më parë, Sindikata Ushtarake Serbe njoftoi se Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi po përhap gënjeshtra, dhe se ushtria serbe nuk është forca e armatosur më e fortë në rajon.
Sindikatat pretendojnë se më shumë se gjysma e pjesëtarëve profesionistë të ushtrisë kanë pagë në kufirin e pagës mesatare në Serbi ose më pak. Më shumë se 10 mijë profesionistë u larguan nga Ushtria Serbe nën të njëjtët drejtues dhe drejtues në Ministrinë e Mbrojtjes.
Rruga Press