Lajme

Kurti tregon koston për rrugën Prizren-Tetovë dhe detaje tjera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë vizitës në Tetovë të premten, të dielën në Prizren, kryetemë ka qen rruga që lidh këto dy qytete.

Ai përmes një video në Facebook, ka treguar koston e këtij projekti si dhe planin se si do të ndërtohet kjo rrugë.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Kurti ka thënë se lidhja e këtyre dy qyteteve është e rëndësishme edhe nga ana e potencialit ekonomik.

“Në bazë të parallogaritjeve, kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro. Prej tyre afër 150 milionë euro janë për tunelin 6.4 kilometërsh përmes malit të Korfit (Vërtopit), e që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai i Kalimashit. Ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Rruga Press

YouTube player