Ndiheni të lodhur dhe pa memorie? Zbuloni cili është shkaku
Nëse ndiheni më të lodhur dhe pa memorie, faji mund të jetë i asaj që vendosni në pjatën tuaj. Një studim i Universitetit Uppsala në Suedi dhe i botuar në “Obesity”, zbuloi se dietat shumë të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë rrezikojnë cilësinë e gjumit të natës. Në veçanti, në elektroencefalogramet e vullnetarëve që hëngrën junk food për një javë, u gjetën ndryshime në fazën e gjumit me valë të lehta dhe në fazën e gjumit të thellë, që janë rëndësishme në kujtesën dhe proceset e të mësuarit.
Studimi krahasoi aktivitetin elektrik të atyre që kishin ngrënë ushqime të shëndetshme (musli, peshk, fruta dhe perime) me atë të atyre që, për hir të shkencës, kishin ndjekur një dietë të bazuar në ëmbëlsirat dhe ushqimet yndyrore të parapaketuara (përfshirë qofte dhe pica). Numri i orëve të gjumit ishte i ngjashëm, por këta të fundit shfaqnin ndryshime në valët delta dhe beta gjatë gjumit të thellë. Studiuesit vërejnë se efekti i zbuluar është i ngjashëm me atë që ndodh me moshën, kur kujtesa dështon dhe është më e vështirë të mësosh koncepte të reja.
Rruga Press